Flash News

E-TJERA

Arrestohet për drogë punonjësi i shërbimit pyjor në Vaun e Dejës - EMRI

Arrestohet për drogë punonjësi i shërbimit pyjor në

Në një operacion policor antikanabis në Vau i Dejës, është arrestuar 62-vjeçari, Zef Lazri pasi akuzohet për kultivim narkotikësh.

Sipas Policisë, Lazri punonjës i sektorit pyjor, u arrestua në flagrancë në një parcelë, në fshatin Vig, ku kishte kultivuar 98 bimë narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies nga autoritetet.

Njoftimi i Policisë

Vau i Dejës / Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Kishte kultivuar 98 bimë narkotike, në fshatin Vig, kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga një 62-vjeçar.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Z. L., 62 vjeç, banues në fshatin Vig.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike, në fshatin Vig. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit