Flash News

E-TJERA

Arrestohet për përdh*nim 26-vjeçari shqiptar në Selanik

Arrestohet për përdh*nim 26-vjeçari shqiptar në Selanik

Një 26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është arrestuar në Selanik pas një denoncimi nga partnerja e tij 20-vjeçare, e cila e akuzon atë për përdhunim.

Sipas raportimit të mediave të huaja, e reja ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në një hotel ku gjatë një marrëdhënieje seksuale ai ka ushtruar dhunë kundër vullnetit të saj.

Përveç përdhunimit ajo ka pretenduar se i akuzuari kishte konsumuar kokainë para ngjarjes.

Pas hetimeve dhe një kontrolli të bërë nga policia, shqiptari është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ndërkohë që ndaj tij janë ngritur akuza për përdhunim dhe shkelje të ligjit për drogën.

Të fundit