Flash News

E-TJERA

Arrestohet sanitarja që mori 8 milionë lekë, mashtroi vajzën e pacientes te "Shefqet Ndroqi"

Arrestohet sanitarja që mori 8 milionë lekë, mashtroi vajzën
Foto Ilustruese

Policia ka arrestuar sanitaren Tire Alldervishi, e cila u prezantua si infermiere vajzës së një prej pacienteve me koronavirus në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se sanitarja e ka mashtruar vajzën e pacientes, duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

58-vjeçarja ka marrë në total 8 milionë lekë për t’i shërbyer 55 vjeçares, e cila ndërroi jetë te spitali Covid-2.

Denoncimi u bë nga vajza e të ndjerës në emisionin investigativ “Stop”.

Të fundit