Flash News

E-TJERA

Arrestohet te Komuna e Parisit ish-trajneri i futbollit, ishte dënuar me 1 vit burg

Arrestohet te Komuna e Parisit ish-trajneri i futbollit, ishte dënuar me 1

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Shpëtim Hysenin, 55 vjeç, banues në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 1 vit burgim, pasi kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 1 vit burgim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Komunën e Parisit, u kap shtetasi në kërkim Shpëtim Hyseni, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi".

55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit