Flash News

E-TJERA

Arrestohet zyrtari i lartë i policisë në Maqedoninë e Veriut, kapet me 800 mijë euro drogë që vinte nga Shqipëria

Arrestohet zyrtari i lartë i policisë në Maqedoninë e

Kapet një sasi prej 500 kilogram marijuanë në rrugën Pletvar-akavadar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave vendase, policia, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, njofton se droga ka hyrë nga Shqipëria, ndërsa në treg lënda narkotike e sekuestruar kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.

Në aksionin i cili po vijon ende në disa qytete, Prilep, Manastir, Rosoma e Kavadar mësohet se është arrestuar edhe kryeshefi i policisë në Prilep.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se detaje për aksionin disa ditor do të jepen gjatë ditës së nesërme.

 

Të fundit