Flash News

E-TJERA

ARRSH u bllokoi rrugën, banorët e Laprakës ngrihen në protestë dhe zhvendosin barrierat e betonit

ARRSH u bllokoi rrugën, banorët e Laprakës ngrihen në

Dhjetëra banorë të Laprakës në Tiranë janë ngritur në protestë kundër bllokimit të rrugës nga ARRSH.

Sipas tyre, bllokimi i rrugës i pengon të zhvillojnë normalisht aktivitetet e tyre të biznesit, apo për të shkuar në shkollë e spitale.

Sipas banorëve, ata nuk kanë marrë asnjë njoftim nga autoritetet rreth bllokimit dhe se sa do të zgjasë.

ARRSH u bllokoi rrugën, banorët e Laprakës ngrihen në

Reagon ARRSH: 

Drejtori i ARRSJ, Ergys Verdho ka reaguar pas protestës së banorëve se rruga është bllokuar si pasojë e menaxhimit të trafikut te ish Sheshi ‘Shqiponja’.

“Si pasojë e planit të menaxhimit të trafikut te ish sheshi Shqiponja faza 4.5 ka lindur nevoja për të bërë këtë modifik të lëvizjes së automjeteve për të mos patur një bllokim dhe kaos në kryqëzimin e rrugës “Vangjel Noti “ me rrugën “Gjergj Legisi” .

Për këtë arsye: Kryqëzimi i Rrugës Vangjel Noti me rrugën Buna, ardhja nga Petrit Radovicka që vijon me rrugën Vangjel Noti, do devijohet majtas tek shinat e trenit në drejtim të rrugës Buna për të dalë tek Jordan Misja, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i I”, thuhet në reagimin e ARRSH.

Të fundit