Flash News

E-TJERA

Arsenali i armëve në Tiranë, GJKKO jep masën e sigurisë për 9 të arrestuarit

Arsenali i armëve në Tiranë, GJKKO jep masën e sigurisë

Gjykatat e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 9 të prangosurit gjatë operacionit "Kompleksi", ku u zbulua një bazë e madhe armatimi në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasit Flor Abazi, Paris (Bledar) Prenga, Blendi Deda, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla. Mësohet se për këtë të fundit është caktuar burg për 45 ditë, kurse për të tjerët është vendosur burg pa afat. 

Po ashtu, rivlerësim të masës së sigurisë, GJKKO do të japë edhe për Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku. Dy të fundit të arrestuar në fund të muajit shkurt për tentativën për eleminimin fizik me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz. Enver Jamaku, i cili pritet të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, ka zbërthyer grupin edhe për tre ngjarje të tjera të disa viteve më parë të tentativave për ekzekutim me eksploziv.

Para pak ditësh policia goditi 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake. Gjatë aksionit, u sekuestruan arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Të fundit