Flash News

E-TJERA

Artan Fuga skeptik për vaksinën: Me trafik jo transparent do t'i shpojmë b***ët ne?

Artan Fuga skeptik për vaksinën: Me trafik jo transparent do t'i
Akademiku Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga ka shprehur hapur skepticizmin e tij për vaksinën anti-Covid, proces që nisi sot në mesditë, ku e para e injektoi mjekja Najada Çomo, shefe e Infektivit, e më pas kryeministri Edi Rama e anëtarë të tjerë të stafit mjekësor.

Akademiku Fuga, në një status në rrjetet sociale, ka kërkuar më shumë informacion mbi vaksinat, për të cilat Rama tha se dozat që do të përdoren i janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE, por se nuk është i autorizuar të zbulojë emrin e këtij shteti.  

Ore, po pse mo edhe vaksinat me trafik jo transparent, jo legal, do t'i cpojme bythet ne? (Me falni per termin) Tregoni mo jo vetem logon e laboratorit, por edhe burimin e shperndarjes te tyre, kontraten, cmimin, etj., mos trembni miletin, sepse shendeti publik do transparence te plote.

Ore mund te shese njeri medikamente duke thene i gjeta ne rruge? Shendeti publik kerkon transparence maksimale. Nuk ka sekret per origjinën nga vijne vaksinat! Nuk jemi ne kamp perqendrimi ku mjeku te fut injeksionin pa te dhënë garancitë e transparencës”, shkruan Fuga.

 

Të fundit