Flash News

E-TJERA

“As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin”, reagon babai i 4-vjeçarit që ndërroi jetë në Shkodër

“As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin”,

Një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën dje në Shkodër, pasi dyshohet se ishte helmuar, ndërsa motra e tij është në gjendje të rëndë.

Babai i fëmijës, Samed Hasmegaj, ka reaguar në emisionin “People” në Euronews Albania, i cili mohon që vdeka e djalit të tij të ketë ardhur si pasojë e një ilaçi.

Ai shprehet se nuk ka informacion të qartë për shkakun e vdekjes dhe kërkoi që të mos përhapen spekulime të pabaza.

“As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin. Mediat kanë abuzuar me lajmet, unë vetë nuk i kam parë, por më kanë thënë të afërmit që në lajme thuhet se djali ka ndërruar jetë nga ilaci që mund të kem përdorur për minjtë, kjo nuk është e vërtetë. Mjekët më thanë në fillim se ndoshta mund të ketë qenë një gjendje gripale, por nuk e di. Pritemi të më thonë më shumë mjekët. Vajza është ende në gjendje të rëndë, mjekët nuk më kanë thënë ende se sa do të qëndrojë në spital. Edhe bashkëshortja është në spital dhe ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore”, tha babai i 4-vjeçarit.

 

Të fundit