Flash News

E-TJERA

Asambleja Kombëtare/ Rama nuk kursen thumbat për demokratët, Berisha i kundërpërgjigjet

Asambleja Kombëtare/ Rama nuk kursen thumbat për demokratët,

Asambleja Kombëtare e PS-së u hap me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk i kurseu dhe kritikat për Partinë Demokratike.

Rama e cilësoi Partinë Demokratike një forcë politike pa disiplinë, me drejtim të çoroditur dhe besim të humbur. “PD u rikthye në qeveri me vota pasi ishte larguar 8 vite më parë mes zjarrit të një kryengritje popullore si fajtorja e madh për humbjen marramendëse të kursimeve të të gjithë shqiptareve.  Një force politike pa disipline dhe pa orientim e çoroditur dhe besim humbur”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

Nuk ka munguar as reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Me një vidoe të shkëputur në një nga fjalimet e tij përballë demokratëve, Berisha i është kundërpërgjigjur Ramës. Në video, Berisha shprehet se Partia Demokratike do të kthehet në një dritë shprese për shqiptarët.

Të fundit