Flash News

E-TJERA

Asfiksohet ushtari në Gjirokastër, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Asfiksohet ushtari në Gjirokastër, dërgohet në gjendje

Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjirkastrës, pasi dyshohet se u asfiksua nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në fshatin Krinë.

Ndërkohë mësohet se bashkëshortja e 64-vjeçarit që ndërroi jetë pasditen e sotme në Lunxhëri, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës për një trajtim më të specializuar.

Viktima e parë nga zjarri është 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, i cili mbeti i asfiksuar mes flakëve teksa përpiqej të shpëtonte banesën nga zjarri. 

 

Të fundit