Flash News

E-TJERA

Shënohet viktima e parë nga zjarri, humb jetën i moshuari në Gjirokastër

Shënohet viktima e parë nga zjarri, humb jetën i moshuari në

Flakët që kanë pushtuar prej ditësh Gjirokastrën shënuan viktimën e parë në fshatin “Asim Zenel”.

Mësohet se viktima është 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital për shkak të djegieve që ka marrë në trup. Çifti i të moshuarve po përpiqej të shuante zjarrin që kishte përfshirë shtëpinë.

Vetëm pak minuta më parë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi iu bëri thirrje banorëve të njësisë administrative Lunxhëri të evakuoheshin, pasi situata me zjarrin kishte agravuar ndjeshëm dhe banesat e tyre ishin të rrezikuara nga flakët.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak:

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

 Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit