Flash News

E-TJERA

"Asgjë nuk harrohet"/ Vrasja e Vajdin Lames dhe Klod Saliut, kush është i penduari i drejtësisë

"Asgjë nuk harrohet"/ Vrasja e Vajdin Lames dhe Klod Saliut, kush

Policia e Shtetit ka finalizuar dje operacionin e koduar “Asgjë nuk harrohet” pasi Prokuroria Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zbardhur dy atentate mafioze te ndodhura 15 vite më parë, duke vënë nën akuzë personazhe të njohur të botës së krimit.

Në një intervistë për “Opinion” mbrëmjen e djeshme gazetari Artan Hoxha është shprehur se dëshmitari kyç në arrestimet e lidhura me vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu është Luftar Reçi.

Por kush është Luftar Reçi?

Emri i Reçit ishte në fakt në listën e personave që SPAK akuzoi dhe ngriti urdhër arreste, lidhur me dy vrasjet e ndodhura në shkurt të vitit 2005.

“Personi dëshmitar kyç, është një i dënuar me 25 vite burg, Luftar Reçi. I dënuar për vrasjen e Maks Lalës një vrasje e vitit 2009 në urën e Shkopetit. Luftar Reçi dhe Taulant Elezi e kishin mik Maks Lalën.

I është thënë që do çojmë një ngarkesë me armë. E kanë vrarë fillimisht në makinën e tij, e ka lënë atje, është kthyer në Tiranë, ka marrë bidona me benzinë, është kthyer prapë në vendin e ngjarjes dhe ka djegur kufomën e Maks Lalës.

Gjatë kohës që bëja emisionin “Xhungël” në News 24 kam tentuar ta intervistoj dhe nuk më është dhënë leje dhe pastaj e ka intervistuar Klodiana. Edhe në atë rast ai dëshmonte se ishte paguar 200 mijë euro për të bërë një vrasje brenda në burg dhe që ai ishte transferuar disa herë. Sa herë transferohej objektivi, aq herë transferohej dhe ky. Në momentin që ai e kuptoi, atëherë ky reagoi, u tremb dhe kërkoi të fliste me prokurorinë.

Problemi i të dhënave të tij ishte sepse Policia e Shtetit në atë kohë, drejtori i krimeve kishte shkuar disa herë, kishte marrë deklarimet dhe nuk kishte zhvillime pas. Kjo është hera e parë që mbi dëshminë e tij u ngrit një akuzë. Dy herë ka shkuar me helikopter drejtori i krimeve për t’i marr dëshminë”, tha Hoxha.

Të fundit