Flash News

E-TJERA

Asgjësohen 112 bimë narkotike në Peqin, 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Asgjësohen 112 bimë narkotike në Peqin, 5 të arrestuar dhe 1

Një operacion antidorgë është zhviluar në Peqin në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave", në fshatin Karinë.

Gjatë operacionit, policia ka asgjësuar 112 bimë narkotike dhe sekuestroi 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.

Në pranga janë vënë 5 persona: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), E. J., 37 vjeç, dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir).

Policia nisi procedim penal për shtetasin E. K., 32 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. J.  

“Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave", në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,  për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, njofton policia.

Të fundit