Flash News

E-TJERA

Atletico 'shuplakë' Real Madridit, fitore 5-2 ndaj 'los blancos'

Atletico 'shuplakë' Real Madridit, fitore 5-2 ndaj 'los

Derbi madrilen i javës së 7-të në La Liga dhuroi spektakël të jashtëzakonshëm, ku Atletico Madrid mposhti me rezultat bindës 5-2 rivalin e madh Real Madrid.

Ndeshja filloi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 14-të me golin e Le Normand.

Reali reagoi shpejt dhe në minutën e 25-të barazoi me Kylian Mbappé pas një asisti të Arda Guler.

Vetë Guler shkëlqeu në minutën e 36-të duke realizuar përmbysjen, pasi u shërbye nga Vinicius Jr.

Por Atletico nuk u dorëzua. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë (45+3), Sorloth shënoi me kokë duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Në pjesën e dytë, protagonisti kryesor ishte Julian Alvarez. Fillimisht, ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 50-të, ndërsa në minutën e 64-të shënoi një super-gol nga goditja e lirë, duke e çuar rezultatin në 4-2.

Në fund, festa u vulos nga Antoine Griezmann, i cili në minutën e katërt shtesë (90+4) realizoi golin e pestë për Atletico Madrid, duke e mbyllur derbin me rezultat përfundimtar 5-2.

Të fundit