Flash News

E-TJERA

‘Audi’ del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, plagosen tre persona

‘Audi’ del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec,

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq.

Një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë, u plagosën 3 persona të cilët ishin pasagjerë.

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit