Flash News

E-TJERA

Autobusi me turistë përplaset me një makinë, 3 të vdekur, 40 persona të plagosur

Autobusi me turistë përplaset me një makinë, 3 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Athinë-Selanik , pranë zonës së Polikastros në dalje për në Evzonon  në Greqi, ku raportohet për tre persona të vdekur dhe 40 të plagosur.

Sipas mediave greke, në aksident është përfshirë një autobus turistik dykatësh  me targa serbe me 78 pasagjerë, i cili është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë.

 Tre pasagjerët e makinës janë gjetur të vdekur dhe i katërti është plagosur rëndë.

Autobusi me turistë përplaset me një makinë, 3 të

Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por pa të lënduar.

Autobusi dhe një makinë përfunduan jashtë rrugës në një kanal.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policia dhe zjarrfikëset, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Të fundit