Flash News

E-TJERA

Automjeti del nga rruga në Berat, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy pasagjerët

Automjeti del nga rruga në Berat, humb jetën 34-vjeçari,
Foto ilustruese

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës.

Policia njofton ka humbur jetën 34-vjeçari Endri Vrushaj i cili duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti u plagosen edhe pasagjerët Alban Elezi dhe Gisi Shehu, përkatësisht 36 vjeç dhe 37 vjeç.  

"Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital",- njoftoi policia. 

Të fundit