Flash News

E-TJERA

Autorët e atentatit në Fushë-Krujë dyshohet se ishin 4, mjeti i tyre me targa të vjedhura në Tiranë

Autorët e atentatit në Fushë-Krujë dyshohet se ishin 4,

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës mesditën e sotme.

Dyshohet se autorët e atentatit kanë qenë katër, ku tre prej tyre kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj mjetit të viktimave, ndërsa tjetri ka qenë shofer.

Në brendësi të mjetit të djegur i cili u gjet në fshatin Larushkë dhe që dyshohet se iu përket autorëve, janë gjetur tre armë zjarri automatikë.

Sipas informacioneve, targa e mjetit rezulton të jetë kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit. Mbi 50 gëzhoja amësh automatike janë sekuestruare në vendin e ngjarjes.

Viktima e parë që u identifikua ishte Diklen Vata i cili arriti të dilte i gjallë nga mjeti, por nuk iu shpëtoi plumbave. Autorët e kanë ndjekur Vatën duke e qëlluar për vdekje disa metra larg mjetit.

Dy viktimat e tjera janë Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj. Ky i fundit, kushëri i Ervis Martinajt, është akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të FNSH-së Xhuliani Prela në dhjetor të 2020-ës.  

Të fundit