Flash News

E-TJERA

Autori i grabitjes në Tiranë ende në kërkim, policia ofron 5 mijë euro për informatorin

 Autori i grabitjes në Tiranë ende në kërkim, policia ofron 5

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shumë prej 5 mijë eurosh për informatorin që do të çojë në pranga autorin e grabitjes së një pike të këmbimit valutor në Astir, mëngjesin e sotëm.

“Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

 

Të fundit