Flash News

E-TJERA

Vodhi një shumë të madhe parash, del VIDEO e grabitjes në pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit

 Vodhi një shumë të madhe parash, del VIDEO e grabitjes në

Dalin pamjet e grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë.

Në pamjet e publikuara nga policia, shihet një person i maskuar dhe i armatosur që vjedh tufat me para nën kërcënimin e një pistolete.

Siç shihet, autori sapo gjen derën e Exchange hapur, hyn me shpejtësi brenda ku ishin dy punonjëse, dhe pasi i kërcënon ato dhe shtyn njërën prej tyre, merr disa para dhe i fsheh në trup.

Ndërkohë, duke i kërcënuar me armë, ai kontrollon sirtarët për të tjera para, ndërsa një prej vajzave ulet përtokë e tmerruar. Pasi merr paratë, autori, që është veshur me kostum të zi dhe në fytyrë mban një maskë anti-covidi, largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

@politiko.al Dalin pamjet e grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë. Në pamjet e publikuara shihet një person i maskuar dhe i armatosur që vjedh tufat me para nën kërcënimin e një pistolete. #vudeo #vvip #viral #fly #vjedhje???? #astir #policia #luizamador ♬ original sound - Politiko

Të fundit