Flash News

E-TJERA

Autori i atentatit në Shkodër u dënua me 5 vite burg, si e fitoi lirinë para kohe Ragip Gila?

Autori i atentatit në Shkodër u dënua me 5 vite burg, si e fitoi

Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për masakrën e ndodhur sot në Shkodër, është një emër i njohur për policinë.

Në dhjetor të vitit 2023, Gila u arrestua pasi në banesën ku jetonte, iu gjet një arsenal armësh që përdorej nga grupe kriminale në Shkodër dhe sasi të lëndëve narkotike.

Dy vite më parë atij iu sekuestruan 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Ai u dënua me 5 vite burg, por në një vendim të datës 4 Mars 2025, Gila është liruar me firmën e gjyqtarit Albert Karaj, duke kryer vetëm 13 muaj burg.

Ragip Gila qëlloi me breshëri arme në lokalin ku ishin ulur Erogen Bajroviç, Armand Pali dhe Liridon Kraja. Dy të fundit mbetëm viktima të atentatit, ndërsa Bajroviç që dyshohet se ishte shënjestër, mbeti i plagosur.

Të fundit