Flash News

E-TJERA

Autori i plagosjes në Tiranë është ndër më të kërkuarit në Europë/ I akuzuar për drogë dhe plagosje; ku fshihej

Autori i plagosjes në Tiranë është ndër më të
Aldo Lamandi

Autori i plagosjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë është një ndër personat më të kërkuar nga Europol. Aldo Lamandi ka të shkuar kriminale.

Ai dyshohet se në 24 nëntor të 2020-ës ka kryer një tentativë për vrasje në Remich të Luksemburgut. Më pas ai ishte arratisur në Belgjikë.

Ndërsa në vitin 2016 Lamandi është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ra edhe vëllai tij, Andis Gjini. Ata akuzoheshin se ishin pjesë e një rrjeti droge.

Më 11 shkurt të këtij viti, për Lamandin u lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar dhe që prej atëhere ka qenë në kërkim.

Kujtojmë që në ngjarjen e djeshme, e cila ndodhi në rrugën "Todi Shkurti”,  mbetën të plagosur Altin Gjoka 32-vjeç dhe Jetmir Marashi 28-vjeç. Ata u qëlluan me armë zjarri nga Aldo Lamandi, pas një konflikti të çastit, shkaku i së cilit ishte fërkimi i makinave të autorit dhe të plagosurve.

 

Të fundit