Flash News

E-TJERA

Avokati dhunoi punonjësin e gjykatës, reagon Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë: Do marrim masa

Avokati dhunoi punonjësin e gjykatës, reagon Dhoma e Avokatisë

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pasi një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë është dhunuar sot nga avokati Redi Llanaj.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në zonën ku personat kalojnë përmes detektorëve.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë thekson se distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të papërshtatshme dhe të pahijshme për figurën e Avokatit.

Reagim: 

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatise, Vlorë në ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të papërshtatshme dhe të pahijshme për figurën e Avokatit.

Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e drejtësisë, nëpërmjet ngjarjes së Gjyqtarit Astrit Kalaja.

DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetësim dhe seriozitet këte ngjarje dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin e këtij avokati.

Në të njëjtën kohë, inkurajojmë institucionet përkatëse të hetojnë dhe të zbardhin këtë incident të shëmtuar.

Të fundit