Flash News

E-TJERA

Avokati: Drejtorët e burgjeve po emërohen nga “të fortët” e lagjeve

Avokati: Drejtorët e burgjeve po emërohen nga “të

Avokati Kujtim Cakrani ka folur për sigurinë në burgje, pas ngjarjes së fundit në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen.

I ftuar në Syri Tv, Cakrani deklaroi se drejtorët e burgjeve sot, po emërohen nga “të fortët” e lagjeve.

Sipas tij, problematikat kanë nisur në momentin kur burgu është kthyer në hambar punësimi për deputetët e zonave.

"Drejtorët e burgjeve janë persona që emërohen nga deputetët nga të fortët e lagjeve atje, të gjithë ne e dimë se si funksion kjo gjë në vendin tonë dhe këtu fillojnë problematikat.

Nëse ti nuk ndan pjesën administrative nga pjesa ushtarake e burgut ne nuk do të kemi gjë në vijë, drejtori i burgut do të ketë një komandant burgu që mban përgjegjësi për armët, për policinë dhe drejtorin që të përgjigjet për pjesën administrative, për tenderat, juristët dhe të gjitha me radhë.

Ne kemi një drejtor burgu që i bën të gjitha, si shefin si përgjegjësinë për tenderat si komandantin dhe policia e burgjeve është parë si hambar punësimi për deputetët e zonave dhe në momentin që dërgon persona që nuk kanë asnjë lloj komunikim atëherë lindin problemet dhe sjellin pasoja të rënda si kjo që ndodhi në Peqin", tha Cakrani.

Të fundit