All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Avokati i Rovena Vodës: Nuk ka kryer asnjë vepër penale, kërkojmë revokimin e masës së sigurisë

All - Paragraf - 1

Avokati i Rovena Vodës: Nuk ka kryer asnjë vepër penale,

Avokati i ish-zëvendës ministres së Brendshme, Rovena Voda ka mohuar akuzat për klienten e tij, gjatë seancës së sotme ku Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë "arrest shtëpie". 

All - Paragraf - 3

Rovena Voda gjatë periudhës që ka qënë me detyrë zëvendësministre, është përfshirë në një skandal të emërimit të paligjshëm të personave në administratën Publike. Voda dyshohet se ka marrë ryshfet nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu kundrejt emërimeve të kesaj te fundit në detyrë.

Avokati i Vodës ka kërkuar revokimin e masës ‘arrest shtëpie’ me arsyetimin se hetimet kanë nisur një vit më parë. Sipas tij, Rovena Voda nuk ka kryer asnjë vepër penale. Avokati i Vodës theksoi se për shkak të impaktit publik që ka krijuar çështja nuk mund të japë deklarime.

“Ne kërkojmë revokimin e masës së sigurimit në bazë të nenit 248/ të kodit procedurës penale pasi në vlerësimi tonë nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara nga neni 228, 229 për shkaqe dhe arsyet si vijojnë:
1. Në analize të akteve të fashikullit konstatojmë se procedimi është regjistruar më datë 16.03.2020. Në datat 17, 03, 24.03, 26.07 janë kryer përgjimet në bazë të së cilave prokuroria pretendon faktin penal dhe autorësinë. Pra jemi në kushtet që pas rreth 1 viti e një muaj prokuroria kërkon caktimin e masës së sigurimit.
I nderuar trup gjykues!
Caktimi i masave të sigurimit e ka një qellim dhe funksion dhe ky qëllim është që në kuadër të hetimeve të mos ekzistoje rreziku të shkatërrohen prova, të mos t’i shmanget eventualisht ekzekutimit të vendimit, pra mos largohet dhe të mos kryejë të njëjtën vepër apo vepër tjetër penale. Është e pa dënuar dhe aktualisht nuk ushtron atë funksion apo funksion tjetër publik që do të krijonte qoftë dyshimin se në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë të shkatërronte prova, nuk ka asnjë provë apo dyshim se mund të largohet.
Gjithashtu nga komunikimi me të mbrojturën parashtrimi i rrethanave të faktit është i ndryshëm dhe në një moment të dytë pasi dhe e mbrojtura prej nesh për shkak të impaktit publik që ka krijuar është në pamundësi objektive për të dhënë deklarime, por paraprakisht vlerësojmë të themi që e mbrojtura prej nesh nuk ka kryer asnjë vepër penale”, ka deklaruar në seancë avokati i Rovena Vodës.

Të fundit