Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Do ketë thënë u këputën në b…"/ Zbardhen përgjimet e reja për Rovena Vodën, celularin e mori për "8 Mars"; sa kushtonte arka me peshk

Janë zbardhur përgjime të reja nga dosja e SPAK për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila , pasi gjatë periudhës që ka qënë me detyrë, është përfshirë në një skandal të emërimit të paligjshëm të personave në administratën Publike. Voda dyshohet se ka marrë ryshfet nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu kundrejt emërimeve të kesaj te fundit në detyrë.
Sipas hetimeve, Voda mori dhuratë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk si shpërblim për ndërhyrjet e saj që një e njohur të merrte një vend në administratën publike.
Hetimet kanë nisur që në 2019-n për një çështje tjetër ku ka rënë në përgjime avokatja Majlinda Hasani, e cila ushtron profesionin e saj në Durrës. Në 13 Shkurt 2020, avokatja është takuar për herë të parë me zv/Ministren e Brendshme Rovena Voda në Durrës ku i ka kërkuar ta ndihmojë që Florinda Beu, e cila gjithashtu ishte e pranishme në takim, të hyjë në një vend në administratën publike.
Përgjimet e SPAK:
Më datën 25 Shkurt 2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda si më poshtë:
Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shunë kjo.
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumëë , rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall e mos donte mëë shumë që të paktën të na vej në një vënd tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do ik-i prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do ja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD , PS e heq gocën i them, mos më cani ….. Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste ?
Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do japësh asaj
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hic.
Florida: E më thotë mua më
Shënim: Biseda vazhdon pa interes
Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.
Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli, a e do vë, tashti që i mori ajo do i ha… unë, Rovi.
Florida: Kam hall … mos ka prit naj dyshe.
Një ditë më pas, më 26 Shkurt 2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Mallinda Hasani zhvillohet biseda si më poshtë:
Majlinda: Mos harro orën dy moj.
Florida: Nuk harroj moj si do harroj.
Majlinda: Se e duam shpejt ne.
Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër
Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.
Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.
Majlinda: Hë thuaj ti ça t’i them se i them unë..
Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj.”Rovi mos harro”.
Majlinda : Të premten më tha ajo mua.
Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.
Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj ate. Florida: Për sot po pra po për nesër
Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.
Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.
Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5 I shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministry, nuk e lejmë me kaq.
Po ashtu, SPAK ka fiksuar edhe bisedën mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut, të cilat theksojnë se Voda i kishte kërkuar që zarfin t’ia fusnin në çantë, “pasi aty kishte kamera gjithandej”.
Florida: Si tha Rovena dje ma jep në cantë
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.
Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante,
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.
Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…
Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…
Referuar dosjes së SPAK, nga përgjimet rezulton se Beu i ka dhuruar Vodës një telefon për festën e "Tetë Marsit", ndërsa i ka kërkuar të vëllait që t'i japë edhe një arkë me peshk deti, për të cilët shprehet se kushtojnë 300 mijë lekë të vjetra.
Florida Beu shpjegon se do të blinte edhe aparatin e telefonit celular të markës Samsung, se do i çonte edhe disa përfitime të tjera. Sipas bisedës Rovena i ka thënë që t’ia çonte aparatin e telefonit celular të markës Samsung, sepse nuk e donte iPhone. Nga të dhënat e përftuara nga vëzhgimet e kryera rezulton se në datën 6 mars 2020 rreth orës 15:50, Florida Beu ka shkuar në një dyqan telefonash celularë dhe ka blerë një aparat telefoni celular. Sipas bisedave telefonike rezulton se ka blerë një aparat telefoni të ri, të markës “Samsung” që kishte vlerën mbi 600 euro, por që e kishte blerë me ulje në shumën 550 euro.
Përgjimi:
Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thash unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.
Florida: A janë për t'u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë
Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për "Tetë Mars" ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thash unë peshk deti të shtrenjtë
Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait tja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lirë.
Nga përgjimet e SPAK, del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me nënë e saj, ku i thotë se Voda i kishte siguruar se mjaftonte të 'fuste këmbën' në Ministri, pasi më pas do të rritej në detyrë.
Përgjimi:
Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.
E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.
Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.
E ëma: Po çfarë është kjo tani?
Florida: Zëvendësministre.
E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?
Florida: Në ministri.
E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.
Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha
E ëma: Ty të pëlqen kjo?
Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
