Flash News

E-TJERA

Avokati i Tahirit: Ka bashkëshorten sëmurë, duhet të kujdeset për fëmijët e mitur

Avokati i Tahirit: Ka bashkëshorten sëmurë, duhet të

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua sot nga qelia e burgut të Lushnjës. Ndaj Tahirit u caktua masa e sgiurisë “arrest shtëpie” për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit, 1.8 vite nga 3 vite e 4 muaj në total.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia ka folur para mediave për dy ekspertiza mjeko-ligjore që Tahiri ka dorëzuar para trupit gjykues.

Sipas Haxhisë, bashkëshortja e Tahirit ka shfaqur probleme shëndetësore, pasi vuan nga një sëmundje, çka detyron Tahirin që të kujdeset për fëmijët e mitur, sepse bashkëshortja e ka të pamundur.

“Saimir Tahiri kishte disa kushte që u lirua. Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore. Tahiri plotësoi 5 kushte për t'u liruar. Vendimi nuk mund të apelohet. Ai do mbajë kontakt me shërbimin e provës. Nuk ka rrezikshmëri shoqërore, i kanë ngelur më pak se dy vjet, 1 vite e 7 muaj, ka të mitur në ngarkim, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, nuk iu shërben fëmijëve”, tha Haxhia.

Të fundit