Flash News

E-TJERA

Avokati Maks Haxhia: Vendim ishte skandaloz për të njollosur Tahirin

Avokati Maks Haxhia: Vendim ishte skandaloz për të njollosur Tahirin

Maksim Haxhia, avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri e ka cilësuar një vendim skandaloz dënimin me 3.4 vjet burg në apelin e GJKKO.

Në një prononcim për mediat, Haxhia tha se vendimi ishte për të kënaqur disa të tjerë dhe për të njollosur figurën e Tahirit.

Ai shtoi se Tahiri e priti vendimin qetësisht, ndërsa sot prisnin pafajësi totale.

Vendimi ishte skandaloz. Nuk e dimë si do ta justifikojë gjykata një vendim të tillë ku hiqet pezullimi. Ky ishte një vendim për të kënaqur.

Paramendimi në këtë vendim ka të bëjë me faktin që pavarësisht se ne na bën optimist është se gjykata dhe ata që iniciuan këtë proces, realizuan njollosjen e Tahirit duke hequr nenin 59.

Ky vendim ishte për të kënaqur. Duke parë këtë vendim të pajustifikuar se pse duhet të hiqet aplikimi i nenit 59 i ka të gjitha. Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që edhe të mos vinte. Kishte njerëz që i thoshin ik, mos u paraqit, por insistoi që të ishte në dispozicion të drejtësisë. Sot do të shkojë te Drejtësia e Policia. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. 

Tahiri e priti vendimin qetësisht. Ne sot prisnim pafajësi totale . Ky vendim ishte një vendim për të njollosur Saimir Tahirin”, u shpreh avokati Maks Haxhia.

 

Të fundit