Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dënohet me 3 vite e katër muaj burg

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dënohet me 3 vite e katër

Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Apeli i GJKKO e dënon Tahirin me 3 vite e katër muaj burg. Sipas GJKKO është provuar lidhja e Tahirit me Moisi dhe Artan Habilajn dhe se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin.

Gjykatësi u shpreh se vuajtja me dënim për ish ministrin fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. Sipas tij, Tahirit i lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë. 

Prokuroria e Posaçme kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar llogariten 8.

Në seancën e së hënës, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Tahirit për akuzat që e lidhin atë me trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas prokurorisë, Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali.  

Tahiri u akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove.

Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces. Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

 

Të fundit