Flash News

E-TJERA

U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Tahiri arrestohet në sallën e gjyqit, shoqërohet në paraburgimin e ‘313’

U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Tahiri arrestohet në sallën e

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke e dënuar atë me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg për 'shpërdorim detyre'.

Ish-ministri i Brendshëm menjëherë pas vendimit u arrestua në sallën e gjyqit dhe u shoqërua me pranga në duar në dhomat e paraburgimit e 313, ku do të vuajë dënimin me burg.

Sipas vendimit të gjykatës, Tahiri do ta vuaj dënimin në një burg të zakonshëm dhe vuajtja e dënimit nis nga sot. Gjykata sqaroi se Tahirit i lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.  

 

Të fundit