Flash News

E-TJERA

Avokati tregon si nisi organizimi i kontrollorëve: Nuk është grevë, ishin vetëm dy në fillim

Avokati tregon si nisi organizimi i kontrollorëve: Nuk është

Avokati Rezart Kthupi i 65 kontrollorëve të Rinasit, që kanë bllokuar aeroportin e Rinasit deklaron se gjithçka po ndodh nuk është ligjërisht grevë.

Në emisionin “Open”, ai u shpreh se gjithçka ka nisur një vit më parë dhe nuk është vetëm paga ajo që ka nxitur kontrollorët të marrin një nismë të tillë.

Kthupi tha se gjithçka nisi vetëm me dy kontrollorë që kërkuan periudhë rikuperimi. Pas dorëzimit të dokumenteve, u kërkua që tu zgjidhej kontrata e punës.

Ishin dy kontrollorë. Ata paraqiten fillimisht letrat dhe kanë kërkuar periudhë rikuperimi. Pasi paraqitën dokumentet, u kërkua që të bëhej menjëherë shkëputja e tyre nga puna dhe për mendimin tim ishte totalisht pa të drejtë. U kërkua që tu zgjidhej kontrata e punës. Më pas, duke e parë sa e padrejtë ishte kjo situatë, u bashkuan edhe të tjerët.

Është detyrim ligjor. Kontrollori i trafikut kur është në gjendje stresi është i detyruar të deklarojë paaftësinë, në të kundërt gjobitet me 200 mijë lekë të reja. Është e vështirë që jeni informuar vetëm ditët e fundit, por ka nisur që në 8 mars 2020”, tha Kthupi, i cili shtoi se ceshtja e pagave është një nga 2 arsyet.

“Është bërë rishikimi i të gjitha orareve të punës që ka orare specifike dhe detyrime afatgjata. Nuk mund të bëjë më shumë se 14 ditë pushim dhe të kthehet sërish. Puna është aq stresuese sa duhet të riadaptohesh.

Unë nuk them është apo jo e organizuar, por ligjërisht nuk është grevë. Duhet një psikolog që të vlerësuar sa të stresuar janë këta kontrollorë”, tha ai.

Të fundit