Flash News

E-TJERA

Baba i një vajze, ky është 42-vjeçari që u ekzekutua sot për hasmëri në Lezhë

Baba i një vajze, ky është 42-vjeçari që u ekzekutua

Nikolin Marku Lekstakaj 42 vjeç u qëllua për vdekje pasditen e sotme në Balldre të Lezhës.

Lekstakaj, babai i një vajze kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindje.

Sot u qëllua me breshëri plumbash disa metra larg banesës së tij, teksa po dilte nga një market ku kishte blerë një pije freskuese.

Pista kryesore kësaj ngjarje të rëndë është ajo e gjakmarrjes, pasi fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj prej gati 3 dekadash.

Vrasja e sotme ndodhi tre muaj pasi u ekzekutua në ambientet e biznesit të tij Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Policia ka shpallur në kërkim autorët.

 

Të fundit