Flash News

KRYESORE

Sot viktima e 7-të, si nisi saga e vrasjeve për 10 mijë lekë mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj

Sot viktima e 7-të, si nisi saga e vrasjeve për 10 mijë lekë

Nikolin Marku (Lekstakaj), 42 vjeç u ekzekutua pasditen e sotme me armë zjarri pasditen në Balldre të Lezhës.

42-vjeçari i njohur me nofkën “Toli”, u qëllua për vdekje nga persona ende të pa identifikuar.

Sot viktima e 7-të, si nisi saga e vrasjeve për 10 mijë lekë

Dyshimet paraprake janë se vrasja e Lekstakajt, i cili e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, vjen si pasojë e gjakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj e Nikulaj.

Si nisi saga e gjakmarrjes mes dy fiseve

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën 27 vite më parë.

Në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura.

Sot viktima e 7-të, si nisi saga e vrasjeve për 10 mijë lekë
Ardian Nikulaj

Ndërkohë, edhe ekzekutimi i sotëm duket se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin, vrasje për të cilën u arrestuan disa shtetas, mes tyre dhe të huaj.

Vrasja e biznesmenit Nikulaj u porosit nga Elton Lekstakaj i cili jeton në Britani.

 

 

               

Të fundit