Flash News

E-TJERA

Vrasja në Lezhë/ Viktima u vra sapo doli nga marketi, drejtori i policisë: Dyshojmë për hakmarrje

Vrasja në Lezhë/ Viktima u vra sapo doli nga marketi, drejtori i

Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi foli për mediat lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj Nikolin Marku Lestakajt në Balldre të Lezhës. Elezi thotë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje.

“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje.

Po sigurojmë të gjitha provat.”- thotë policia.

Mësohet se viktima Nikolin Marku Lestakaj u qëllua për vdekje me breshëri plumbash sapo doli nga një market ku po blinte një pije freskuese, nga një makinë në lëvizje .

Dyshimet paraprake janë se vrasja e Lekstakajt, i cili e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, vjen si pasojë e gjakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj e Nikulaj.

 

Të fundit