Flash News

E-TJERA

Babai akuzohet se pë*dhunoi vajzën, flet vëllai: Motra më mori në telefon duke qarë

Babai akuzohet se pë*dhunoi vajzën, flet vëllai: Motra më

Vëllai i Silvana Rrokos, e cila akuzoi babin e saj për përdhunim  ka rrëfyer në emisionin “Zemra e Hapur”,  se si e ka mësuar lajmin. 

Albi Rroko ka treguar se e motra i ishte shprehur në telefon se kishte dhimbje barku, dhe se ishte e frikësuar t'i tregonte të atit.

Gjithashtu ai ka rrëfyer se e motra, kishte vetëm një muaj që jetonte me babin në Dërmish të Finiqit, dhe kishte punuar si sanitare në një lokal.

Pjesë nga intervista:

E mësova nga mediat, isha duke punuar. Kushëriri më tha se diçka ka ndodhur por nuk ma tregoi, hapa lajmet dhe e lexova. Nuk e mendova se do ndodhte. E besova deri në njëfarë momenti, por kam dyshimet e mia.

Motra punonte në lokal si pastruese dhe më tha që dua ta lë punën. I thashë si do e paguash qiranë. Babai punonte me ditë, por edhe nga mosha. Më merrte në telefon duke qarë, më tha “më dhemb barku”. Kur i thashë thuaj babait të çojë në spital më tha kam frikë. Kur fola më pas me motrën më tha “për ngjarjen është e vërtetë, ekspertiza e tregon”, por unë vetë nuk ka biseduar me babain dhe as ekspertizën nuk e kam parë.

I thashë që do nisem për Shqipëri, do vij të të takoj. Punën nuk vazhdonte të punonte, rri në shtëpi e mbyllur, vetëm me telefon në dorë, por numri nuk i funksionon.  Unë jam larguar jetimorja në moshën 20-vjeçare. Ikja tek tezja ime në Turqi, por rroga s’më dilte sepse dilte. Dy herë e kam takuar motrën, kur erdha nga Turqia dhe më pas kur u nisja për në Bosnje. Me motrën i kam pasur mirë marrëdhëniet. Motra kishte rreth 1 muaj që jetonte me babain. Babai vinte rrallë në Durrës për ta takuar, pastaj ishte detyruar të shkonte.

Kur isha në Turqi flisja në telefon me të, ndërsa me babain ishin të rralla, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur me mamanë, tezja refuzonte ta përkrahte. S’kam qenë dakord që motra të jetonte me babain, kur ta shikonte në gjendje të dehur do mërzitej më shumë. Motrës në jetimore nuk i mungonte asgjë. Përpara se të ikja në Bosnje, ajo u mërzit dhe u prek. Dëshironte të vinte me mua, edhe kur isha në Turqi. Vitet në jetimore kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime, ishte si një ëndërr për ne. Nga familja bilologjike, atje ku jetonim ishte si parajsë.

 

Të fundit