Flash News

E-TJERA

Babë e bir tentojnë të djegin të moshuarën në Itali

Babë e bir tentojnë të djegin të moshuarën në

Babë e bir me origjinë nga Shqipëria kanë tentuar të digjinin një të moshuar në Itali. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Casarano, një komunë e Salentos në Leçe të Italisë.


Ajo çka e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se e moshura ishte e afërme me dy persinat që tentuan ta dgjinin.


Dy të afërmit e të moshuarës, përkatësisht vëllai i saj 64 vjeç dhe nipi 37 vjeç kishin shkuar për vizitë te shtëpia e së afërmes së tyre por për shkak të debateve të vazhdueshme mes tyre situata ishte rënduar dhe gruaja u kishte thënë të afërmeve të iknin nga shtëpia.


Më pas, dy burrat, babë e bir kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe e kanë spërkatur me benzinë të moshuarën në tentativë për t'i vënë flakën, teksa ajo po flinte, gruaja ka bërtitur dhe ka dalë jashtë për të denoncuar në polici.

 

Të fundit