Flash News

E-TJERA

Bajrami barazon shifrat, shënon golin spektakolar

Bajrami barazon shifrat, shënon golin spektakolar

Bajrami me një gol spektakolar ka barazuar shifrat me Çekinë në “Fortuna Arena”.

Shqipëria ka barazuar shifrat në minutën e 66’ me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

Shqipëria po luan ndaj Çekisë në Pragë një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e EURO 2024.

Një rezultat pozitiv në “Fortuna Arena” do të ndihmonte kuqezinjtë për të vazhduar drejt fazës finale të turneut, teksa aktualisht mbajnë vendin e dytë në grup, 1 pikë pas çekëve kryesues.

Bie në sy se trajneri Silvinjo ka vendosur që t’i besojë përsëri Mitajt krahun e majtë të mbrojtjes nga minuta e parë, duke kaluar Hysajn djathtas dhe sakrifikuar kështu Balliun, i cili e nis ndeshjen nga stoli.

 Edhe Myrto Uzuni ka humbur vendin e tij mes titullarëve në këtë sfidë, me Seferin i cili do të rreshtohet në krahun e majtë të sulmit ku Asani e Cikalleshi për momentin janë të paprekshëm.

Të fundit