Flash News

E-TJERA

“Ballkani i Hapur”, Zheji për Ramën: Një kaposh i fryrë që i jep vetes të drejtë të ndajë Shqipërinë nga Kosova

“Ballkani i Hapur”, Zheji për Ramën: Një kaposh i

Analisti Artur Zheji ka komentuar punimet e sotëm të samitit të “Ballkanit të Hapur”. Ai tha se kryeministri Edi Rama është duke fyer rëndë Kosovën.

Sipas analistit, Rama do të luaëj aktorin e një vizionari përtej kufirit, ndërsa e konsideroi sjelljen e tij si një “kaposh i fryrë”.

Zheji u shpreh në “News 24” u shpreh se me Kosovën na kanë ndarë me armë, por jo në mënyrën që po e bën Rama.

“Na kanë ndarë me armë nga Kosova, por asnjëherë me cinizëm dhe mendje madhësinë e një kaposhi të fryrë që i jep vetes të drejtë të ndajë gjeografikisht Shqipërinë nga Kosova.

Shqipëri në mungesë të Kosovës, është e turpshme, sulm i rëndë ndaj Kosovës, dhe më vjen mire që në Kosovë ka vetëpërmbajtje për këtë tentativë për aksion gjeopolitik. Rama do të luaj aktorin e një vizionari përtej kufirit. Është fyerje në publik që i bëhet vazhdimisht Kosovës”, u shpreh ai.

 

Të fundit