Flash News

E-TJERA

Balluku: Kontrollorët turq dhe grekë shprehën gatishmëri, por nuk punuan. Ata nuk do të paguheshin

Balluku: Kontrollorët turq dhe grekë shprehën gatishmëri,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka bërë me dije se nuk ka qenë e nevojshmë që kontrollorët turq dhe grekë të në kullën e vrojtimit në aeroportin Nënë Tereza të Rinasit, për shkak të rikthimit në punë të disa kontrollorëve shqiptarë. Sipas Ballukut, ata treguan të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe nuk do të paguheshin.

“Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetem 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën,” tha ministrja në "Abc".

E pyetur se përse nuk kishte një plan B për këtë situatë Balluku sqaroi: "Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin , aplikohen rregulla ndërkombëtare. Nëse ka një sektor  që  ka plane kontigjence është aviacioni. Ka plane kontigjence, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”.

Ministrja shprehu keqardhjen që u bënë publike në media mesazhet mes kontrollorëve duke e cilësuar këtë si gabim të madh.

“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim. Është e organizuar që këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që u sëmurën në të njëjtin sekond 38 veta. I ktheu në një grup tregtarësh. Unë kam punuar me ta 6 vite dhe konyrollorët nuk janë këta që u shfaqën,” tha Balluku.

Të fundit