Flash News

E-TJERA

Balluku tregon tre skenarët e pagave të kontrollorëve: I mesmi më i realizueshmi, do rriteshin me nga 20%

Balluku tregon tre skenarët e pagave të kontrollorëve: I mesmi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka treguar tre skenaret që ishin propozuar për rritjen e pagave të kontrollorëve ajrorë të Albcontrol.

Ajo deklaron se ishin një skenar negativ, i mesmi dhe optimisti. Sipas saj i mesmi ishte më i realizueshmi pasi me rritjen e fluturimeve gjatë verës, atëhere pagat rriteshin me nga 20% në qershor dhe shtator. Por edhe nëse aplikoheshe skenari negativ, Balluku deklaron se rrogat sërish do të rriteshin.

"Nuk e di cili qytetar e ka, e menaxhon Albcontrol. Ne nuk e menaxhojmë, jo qeveria. Qeveria mbikëqyr proceset, ne nxjerrim rregulloret, ministri urdhrat. Megjithatë po ju them nuk e di cili qytetar e ka, veç disa televizioneve me pozicione politike. Ne nuk ndërhyjme dot në këtë marrëdhënie. Çdo herë që jemi vënë në dijeni, i kemi thënë Albcontrol, kemi marrë përgjigje për fazat e negocimit. Janë ulur drejtuesit e Sindikatës dhe Albcontrol, ka plan veprimi. Pas takimit të 30 marsit, është lënë detyrë e bordit drejtues, si do zgjidhet çështja e pagave. Janë tre skenarë, dhe kështu zgjidhen pagat. Një negativ, i mesmi dhe pozitiv. I mesmi është më i realizueshmi. Kthim në normalitet për shkak të rritjes së trafikut, gjatë verës. Parashikohet që gjatë verës t’i rriten me nga 20% në qershor e shtator .Edhe me negativin rriteshin.

Kam një pyetje, kur kanë marrë skenarin më 2 prill, e kanë përpunuar, si ka mundësi që pas 7 ditësh shpërthen dhe s’duan të negociojnë. Nëse s’na i çoni pagat aq, ne mbyllim hapësirën ajrore. Kam biseduar, se po më regjistronin. Telefonova zotërinë, për 1 orë e gjysëm jemi aty. Ishte shumë i qetë, pasi nuk ishte në regjistrim. Pas 50 minutash thanë kemi 3orë që presim. U thyen shumë masa etike. Për të krijuar një problem 2 javët e fundit të zgjedhjeve, për të hapur probleme shtetit. Diçka është e qartë dhe e sigurt, në këtë mesele nuk janë gjithë kontrollorët, vetëm një grusht të cilët janë të motivuar, incentivuar nga politika por dhe interesat personale. Edhe duke i njohur. Ajo që është e rëndësishme, kontrollorët janë persona normalë. U dëgjua që edhe u shanë." është shprehur Balluku në emisionin "Kjo Javë".

Të fundit