Flash News

E-TJERA

Banorët e Hekalit në protestë: Rruga e re cenon varrezat

Banorët e Hekalit në protestë: Rruga e re cenon varrezat

Banorët e fshatit Hekal në Mallakastër po protestojnë kundër projektit që do të rikonstruktojë aksin drejt Bylisit dhe kjo për faktin se punimet edhe zgjerimi i rrugës, dëmtojnë varrezat.

Banorët janë shprehur se kurrsesi nuk do ta lejojnë zgjerimin e rrugës prej 1 meter që u është ofruar si zgjidhje së fundi, pasi dëmton varrezat.

Ky aks lidh Mallakastrën me pikën turistike të Bylisit, dhe zgjerimi i rrugës sipas projektit në fjalë do të sillte si domosdoshmëri prishjen e qivureve që ndodhen pranë rrugës, fakt që i detyroi banorët e zonës që dy muaj më parë të kundërshtojnë fuqishëm zbatimin e këtij projekti. Këmbëngulja e tyre i ndaloi punimet në pjesën e varrezave shumëvjecare të fshatit.

Të fundit