Flash News

E-TJERA

Banorët e Kamzës padisin në SPAK Rakip Sulin

Banorët e Kamzës padisin në SPAK Rakip Sulin

Banorët e Kamzës kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiakun socialist, Rakip Suli. Banorët thonë se bashkia është kthyer në bunker ku askush nuk jep informacion.

Në emër të banorëve, avokatja Adriana Kalaja tregoi detaje nga kallëzimi, që lidhet me auditin e KLSH.

“Këshilltarët e opozitës i kanë kërkuar këshillit një rregullore për të mësuar se si vepron ky institucion, por nuk ka pasur asnjë reagim. KLSH ka vërejtur disa vepra penale dhe raste korrupsioni nga Këshilli bashkiak i kaluar. Nuk bëhet i ditur se si funksionin Këshilli Bashkiak”, tha Kalaja.

Të fundit