Flash News

E-TJERA

Banorët e Mirditës protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit: Falsifikuan firmat, të na marrin dhe shpirtin

Banorët e Mirditës protestë kundër ndërtimit të
Foto ilustruese

Banorët e disa fshatrave në Mirditë protestuan të premten kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Ata pretendojnë se kompania “Sang1”  ka falsifikuar firmat në dokumentet ligjore që ka dorëzuar në institucionet shtetorore për të siguruar lejen e ndërtimit të hidrocentralit  dhe fabrikës së ujit të pishëm në Krazhna.

“Ne marrim ujë 3 km e 200 m nga përroi i Qarrit deri në Sang dhe nga ’90 e deri sot ne kemi gjysmën e tokës pa vaditje pasi nuk kemi ujë. Po na morën dhe ujin ne do ngelemi pa asgjë", shprehet një banor.

Një e moshuar që kishet dalë në protestë tha: Unë jam ma e vjetra këtu. Ne me këtë ujë e me këtë mal kemi jetuar. Kemi ndenjur prej malit. Tashmë duan të na marrin dhe ujin. Atëherë të na marrin dhe shpirtin! Jam 87 vjeçe.

Ata u shprehën se kanë depozituar padi në Prokurori për falsifikimin e firmave si dhe ankesë në bashkinë e Mirditës.

Të fundit