Flash News

E-TJERA

Banorët e pallatit të biznesmenëve Llanaj e Allmuça protestë te Bashkia e Tiranës: Ndërhyni, jemi pa shtëpi

Banorët e pallatit të biznesmenëve Llanaj e Allmuça
Foto nga protesta

Banorët e pallatit në ndërtim, nga dy biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça kanë dalë në protestë para Bashkisë Tiranë, ku kërkojnë ndërhyrjen e shtetit që ata të marrin shtëpitë e tyre.

Punimet janë ndërprerë për shkak të konfliktit mes dy biznesmenëve.

Banorët kanë kërkuar të hyjnë në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë ku të qëndrojnë.

Sipas tyre, Albert Allmuca u ka thën se ortaku i tij ka braktisur ndërtimin e pallatit dhe se nuk i njeh si banorë.

 Konflikti mes dy ortakëve ka lënë në qiell të hapur banorët të cilët tashmë janë në gjyq për ti rimarrë banesat e tyre.

Të fundit