Flash News

E-TJERA

Banorët e Zall Herrit në protestë: Të inspektohet diga e Bovillës, nëse shpërthen...

Banorët e Zall Herrit në protestë: Të inspektohet diga e

Banorët e Zall Herrit ditën e sotme kanë dalë në protestë, pasi akuzojnë se guroret që punojnë në zonë kanë dëmtuar cilësinë e ujit të pijshëm.

Protestuesit paralajmëruan se ekspertët duhet të vijnë dhe të inspektojnë digën e liqenit të Bovillës, pasi paraqet një rrezik të madh për kryeqytetin dhe zonën përreth, pasi sipas tij nëse ajo shpërthen “ndërtesat do të bien si kërpudha”.

 “Nuk kemi çfarë të bëjmë. Le të vinë ekspertë për të verifikuar si është diga. Dje shpërtheu diga e liqeni artificial, por nëse shpërthen diga e Bovillës, do i këpusë si kërpudha ndërtesat e Tiranës. I kam thënë shefit të OFGJ-së që më thirri dhe nuk e mori në konsideratë denoncimin tim. Do këputen shtëpitë si kërpudha, do përmbyset Tirana nga Bovilla”, u shpreh një prej banorëve për mediat.

Të fundit