Flash News

E-TJERA

Banorët protestë para Parlamentit: Ku është Lul bukuroshi që nuk vjen te populli, për 4 vite ka bërë super vila

Banorët protestë para Parlamentit: Ku është Lul bukuroshi

Banorët e zonës së “5 majit” dhe Laprakës po protestojnë para Parlamentit, ku kërkojnë transprencë për projektet dhe se çfarë do të ndodhë me ata pas shembjes së shtëpive.

Banorët janë shprehur se deputetët e opozitës nuk i mbështesin sepse kanë frikë nga “ndëshkimi” ose sepse kanë përfitimet e tyre nga këto projekte.

Një prej tyre ngriti pyetjes se përse nuk shkon kryedemokrati Lulzim Basha të mbështesë protestën e banorëve.

"Ku është Basha që nuk vjen te populli, një pjesë e ka votuar edhe atë Lul bukuroshin, që lyen flokët, s'po kërkojmë luksin e Bashës, që për 4 vite ka bërë super vila, s'po kërkojmë luksin e kryeministrit apo të kryebashkiakut", tha protestuesi.

Të fundit