Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mesazh në 30-vjetorin e PD-së: U ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar dhe kemi arritur kaq shumë! Ne jemi zëri i qytetarëve

Basha mesazh në 30-vjetorin e PD-së: U ngritëm nga hiri i
Foto Ilustruese/ Basha dhe Berisha

Kyedemorkati Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi, ka uruar 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

"30 vjet për demokracinë! Gjithmonë zëri i shqiptarëve”, shkruan Basha krahas videos, pamjet e së cilës tregojnë disa fragmente të revoltave të PD, që nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës e deri te futja e Shqipërisë në NATO, që sollën ndryshim.

30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.

Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.

Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.

30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”, thuhet në video-mesazhin e Bashës.

Të fundit