Flash News

E-TJERA

Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve

Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të

"Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve" Ky është mesazhi që kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu ka drejtuar shqiptarëve mbrëmjen e sotme, i cili më shumë duket si një mesazh i drejtpërdrejtë për socialistët.

Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, kryedemokrati tha se misioni është i përbashkët, dhe të gjithë jemi një familje duke i garantuar se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim. Basha shton se nuk do të bëjë dallime në qeverisje, por do reformojë vendin, për një atdhe sa më të mirë për të gjithë.

“Mirëmbrëma miq. Kam qenë në çdo qytet të Shqipërisë. Qytetarët janë ngritur në këmbë për të ndryshuar vendin. Ata kanë besim se ndryshimi është tërësisht i mundshëm, kur jemi bashkë, Shqipëria është vendi ynë. Unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, që të përmirësoj jetën e shqiptarëve. Do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka shumë nevojë. Shpresa është afër dhe është tashmë çështje ditësh. Është në dorën tuaj, kushdo jeni, i moshuar, burrë, grua, fëmijë. Rama ka dështuar totalisht, sikur nuk kishte qeveri. Aleanca për Ndryshim do të fitojë dhe nuk hapim derën për atë që nuk bëri asgjë. Rreziku i madh është tjetër mandat 4-vjeçar me një kryeministër që dështoi në çdo fushë. Votoni numrin 9 për të ardhmen, për Shqipërinë që fiton”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se Basha ditët e fundit ka takuar shumë socialistë të zhgënjyer të cilët i janë zotuar se do të votojnë për PD-në në zgjedhjet e 25 prillit. 

Të fundit