Flash News

E-TJERA

Basha në SPAK, manovër për të sfumuar Belën dhe Lalin?

Basha në SPAK, manovër për të sfumuar Belën dhe Lalin?

Lulzim Basha, pas dështimit me KEA-n më 11 Maj që nuk e bëri dot deputet, u rikthye sot në vëmendjen e mediave pas paraqitjes në SPAK. Basha u pa duke hyre i qeshur në dyert e Prokurorisë së Posaçme, i thirrur si person në dijeni për dosjen e 21 Janarit.

Kjo paraqitje e Bashës vjen në kohën kur SPAK ka thirrur zv.kryeministren Belinda Balluku si person nën hetim, ndërsa Erion Veliaj do të dëgjohet nesër në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo lëvizje shihet si një strategji politike për të zhvendosur vëmendjen nga Balluku dhe Veliaj.

Avokati Genc Gjokutaj, në një postim në Facebook, shkruan me ironi se marrja në pyetje e “Lul Bravës” po çmohet më shumë se paraqitja e shumëpritur në SPAK e Ballukut, e cila po e shtyn llogaridhënien para prokurorëve të posaçëm duke u shfaqur në “udhëtime pune”.

Sipas Gjokutajt Basha po përdoret si një ‘levë politike’ për të sfumuar Belën dhe Lalin.

“Sot në mbarim të orarit zyrtar në SPAK është paraqitur Lulzim Basha ose siç njihet në qarqet e Tregut Politik Lul Brava!

Ai do të pyetet për ngjarjen e 21 janarit 2011 në bulevard! Pyetja e Lulit per 21 janarin nga SPAK çmohet shumë më e rëndësishme dhe aktuale se pyetja e Belinda Ballukut nesër si e pandehur për miliona €!

Sipas Oroskopit politiko juridik të çiftit SPAK - Qeveri nesër Belinda Balluku përsëri nuk do të paraqitet! Prandaj thirrja e saj është bërë më 31 tetor ditën e gjyqit të Erion Veliajt në GjK që ky i fundit bashkë me Lulin sot të sfumojnë dhe ta nxjerrin në plan të dytë paraqitjen e Belës në SPAK!
Drejtësia “e pavarur” ka edhe surpriza të pritshme!”, shkruan Gjokutaj.

Të fundit